Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka reaguar në lidhje me kërcënimin që i është bërë kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
Nga atje thonë se kërcënimi i kryetarit të ASH-së, Arben Taravari është një akt i rëndë kundër demokracisë dhe vlerave Evropiane.
“Po shihet qartë se BDI nuk mund të dalë nga e kaluara dhe aspak nuk mund të bëhet pjesë e vlerave europiane. Pushteti i kriminalizuar, tash i mbështetur edhe nga Ziadin Sela vazhdon stilin e tij me kërcënime dhe vrasje ndaj të gjithë atyre që ia kërcënojnë qëndrimin në Qeveri. Akti i sotëm, ku Arben Taravarit i lihet plumbi në oborr të shtëpisë, dëshmon se BDI dhe Ziadin Sela, si partner të LSDM-së nuk kanë asgjë të përbashkët me Europën dhe vlerat e saj. Po ashtu nxjerr në shesh politikat pro ruse dhe serbe.
Veprimi i sotëm ndaj Taravari dëshmon se ky pushtet zbaton veprimet anti europiane. Dihet se vetëm Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq kërcënojnë në këtë stil.
Ndërsa për BDI-në flet qartë edhe e kaluara. Sepse para selisë qëndrore të kësaj partie ka pasur shkëmbime zjarri, të plagosur e të vrarë, në selinë e BDI-së në Kumanovë u vra Komandant Shqiponja, pas luftës u vranë qindra ushtarë dhe komandant të UÇK-së e mes tyre edhe Harun Aliu.
Lidhja Europiane për Ndryshim kërkon që urgjentisht të zbardhet rasti me kërcënimin ndal z. Arben Taravari. Kërkojmë nga policia që të gjej sa më shpejtë personin që ka vendosur plumbin në oborr, por edhe porositësit”, thonë nga LEN.
Kjo mënyrë e funksionimit të BDI-së dhe LSDM-së, shtojnë nga atje, nuk e frikëson aspak opozitën por vetëm e bënë më të fuqishme, më të organizuar dhe ia vulos fitoren.
“Vrullin e popullit për ndryshim nuk mund ta ndal askush. Ky është alarm i madh edhe për faktorin ndërkombëtar i cili tani e ka më se të qartë se çka po ndodh në vendin tonë dhe me çfarë pushteti ka punë!”, thuhet në kumtesën e LEN.