LEN: Kemi komunikim të mirë me Taravarin! Ai e di se uragani i fitores nuk ndalet, ASH e ka shansin që të jetë pjesë e kësaj feste

Të pyetur se sa janë afër bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët, nga Lidhja Europiane për Ndryshim thonë se mbetet e hapur oferta që partia e udhëhequr nga Taravari t’i bashkëngjitet opozitës. Nga LEN thonë se e dinë se çfarë dëshiron aktivisti dhe votuesi i ASH-së.

“Ne kemi komunikim të mirë me kryetarin e ASH-së dhe ai e partia e tij e kanë të hapur mundësinë që t’i bashkohen Lidhjes. Ai e di mirëfilli se uragani i fitores nuk ndalet dhe ASH-ja e ka mundësinë që të jetë pjesë e kësaj feste. Deri tash nuk kemi përgjigje zyrtare për qëndrimin e ASH-së kundrejt kësaj oferte dhe prandaj nuk duam ta paragjykojmë vendimin e tyre. Sidoqoftë, ne e dimë se çfarë dëshiron aktivisti dhe votuesi i ASH-së dhe këto zgjedhje do të jenë mundësi e mirë e artikulimit të këtij zëri opozitar edhe për ASH-në dhe votuesin e saj”, thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim, pjesë e së cilës është Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike.