Lëkundje të lehta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti të lehta janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 2.0 dhe ka rënë në detin Adriatik, 5 km në veriperëndim të Hamallajt dhe në një thellësi prej 2 km.

Kjo zonë është lëkundur disa herë që prej tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019.