Lëkundet Greqia, tërmeti ndihet në disa qytete

Një tërmet ka tronditur pasditen e sotme Greqinë. Mësohet se tërmeti ka qenë me madhësi 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti është shënuar në orën 18:06, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në jugperëndim të Aegio.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në disa qytetet të Greqisë, kryesisht në Patra dhe në Athinë. Thellësia e tërmetit ka qenë 27 km, ndërsa deri më tani raportohet se nuk ka pasur dëme.