Leksioni 4

Përpunoi: Mr Donika Bakiu

Shkruaj;PROFESORESHË f. bised.
Fem. e PROFESOR,~I 2. Profesoresha e fizikës. Jo Profesoresh. Shkruaj GJITHË pakuf.e jo Gjith
1. Që është në tërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asgjë; që i përfshin së bashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të cilat përbëjnë një sasi a shumicë; tërë. Gjithë vendi (bota, krahina, fshati, lagjja). Gjithë Shqipëria. Gjithë shkolla. Gjithë njerëzit (shokët, nxënësit). Gjithë kafshët (shpendët). Gjithë populli (rinia, punonjësit). Gjithë ditën (natën, javën, muajin, vitin). Gjithë jetën (kohën). Pasuri e gjithë popullit. E hëngri gjithë bukën (gjellën). E piu gjithë ujin (qumështin). Si gjithë të tjerët njësoj si të tjerët, pa ndonjë ndryshim nga të tjerët. Këtu është gjithë çështja.
2. Përdoret me parafjalët «me» dhe «në» për të treguar shkallën më të lartë të shfaqjes së një ndjenje a të një dukurie (zakonisht të shprehura me emra abstraktë). Me gjithë zemër (shpirt, dëshirë). Me gjithë mend pa shaka, përnjëmend, seriozisht. Në gjithë gjatësinë (gjerësinë) e rrugës. Me gjithë vëmendjen (kujdesin) e duhur. Me gjithë forcën (fuqinë). Me gjithë qejf me dëshirë, me kënaqësi, pa asnjë kundërshtim.
3. Përdoret përpara një përemri dëftor për të treguar shkallën më të lartë të një tipari; tërë. Gjithë ai njeri. Gjithë ajo punë. Gjithë ai gëzim. Gjithë ato të mira.
4. Përdoret me trajtën e pashquar të një emri, në kuptimin «krejt, plot; tërë». Gjithë bar (lule, pemë). Gjithë dhjamë (kocka). Gjithë baltë. Gjithë djersë (gjak). Gjithë inat (zemërim). Gjithë hir. Gjithë gaz (gëzim, hare).
5. Të gjithë, të gjitha; gjithçka. Gjithë ç’ishin. Gjithë sa erdhën. Gjithë sa ndodhi.
6. krahin. Çdo. Për gjithë ditë. Për gjithë vend. Në gjithë vend.
7. përd. pj. Krejt, njësoj si dikush tjetër (nga vetitë trupore a morale), gjallë, tërë. Ishte gjithë i ati (i vëllai). Ishte gjithë e ëma (e motra).
8. përd. pj. Pikërisht; po. Gjithë aty (atje). Gjithë në ato vite (në atë ditë).
* Gjithë si ashtu si; sido që. Me gjithë së bashku me, bashkë me. Gjithë e gjithë
a) gjithsej;
b) krejt. Me gjithë lecka shih te LECK/Ë,~A. Me gjithë opinga shih tek OPING/Ë,~A. Gjithë (tërë) sy e veshë shih te SY,~RI. Sot e gjithë ditën shih te SOT. Shkruaj FAT m.e jo Fatë, kemi raste kur shkruhet me ë.
1. Sipas filozofisë idealiste, fesë dhe besimeve të kota: fuqi e panjohur a e mbinatyrshme, që gjoja paracakton në mënyrë të pashmangshme gjithçka që i ndodh njeriut në jetë, të ardhmen e tij dhe rrjedhën e të gjitha ngjarjeve, pavarësisht nga vullneti i njeriut e nga shoqëria.
2. Gërshetim rrethanash e lidhje ngjarjesh që ndodhin rastësisht në jetën e dikujt. Fat i mirë (i keq). Fat i bardhë (i zi). Fat i madh. E ndihmoi (i eci, i buzëqeshi) fati.
E solli fati. I ra (i qëlloi) fati. E la në dorë të fatit. E la në mëshirë të fatit.
3. Rrjedhë ngjarjesh që mbarojnë me një fund të kënaqshëm; përfundim i lumtur; lumturi, diçka e mirë, mbarësi. Ka fat. Është me (pa) fat. Sjell fat. Me fat e me jetë! ur.
4. edhe ~E, ~ET. Gjendja në të cilën është ose do të jetë dikush a diçka; rruga e zhvillimit të mëtejshëm të diçkaje në të ardhmen; ditët që na presin, ajo që do të vijë, e ardhmja. Fati i njeriut. Fati i popullit (i atdheut, i remit). Fati i revolucionit (i socializmit). Fati i luftës. Zot i fateve të veta. E vendos vetë fatin. E lidhi fatin e vet me Partinë. Kujdesem për fatin e fëmijëve.
5. Diçka që i përket dikujt, pjesa që i takon dikujt për të marrë; risk, short. Dua fatin tim. Mori fatin e vet. Iu bë fat.
6. vjet. Burri ose gruaja kur martoheshin me shkuesi; short, bashkëshort. Fati i saj. Fati i parë. E mori për fat u martua. Nuk i kishte dale fati nuk e kishte gjetur bashkëshortin, ishte ende e pamartuar.
* Për fat për fat të mirë, fatmirësisht. Për fat të keq mjerisht, fatkeqësisht. Për fat te mirë fatmirësisht, lumturisht. Ironi e fatit iron. përdoret kur ndodh diçka që nuk pritej e as mund të mendohej, kur vjen diçka fare e rastit dhe e pagjasë ose diçka e kundërt me atë që duhej të ndodhte.