Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnereve të koalicionit.
Lekaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga ‘kërcënimet boshe’, duke iu referuar paralajmërimit për bashkimin me opozitë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
“Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe Sovran”, ka shkruar Lekaj.
“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran. Ne do të vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht se çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”, ka shkruar Lekaj.