Lejohen dasmat edhe në ambient të mbyllur

TV21 mëson se Shtabi Qendror i Krizës i ka propozuar Qeverisë që të lejohet organizimi i dasmava edhe në ambiente të mbyllura. Siç mëson TV21 nga burimet e veta, në ambientet e mbyllura organizimi i ahengjeve do të lejohet me maksimum 250 mysafirë, jo më shumë se 40% e kapacitetit të hapësirës./TV21