Lehtësohet kreditimi për kompanitë mikro dhe të vogla në të dy pakot ekonomike

Ministrja e Financave, Nina Angellovska ka njoftuar se pakoja antik-krizë “Kovid 2” ka pësuar ndryshime, me qëllim që të lehtësohen kushtet me të cilat do të mund të aplikojnë edhe kompanitë mikro dhe të vogla.

Siç njoftoi ajo, në këtë pako për kreditim do të mund të aplikojnë edhe kompanitë që kanë ulje të të punësuarve për 15 për qind.

“Me ndryshimet lejohet ulja e fleksibilitetit, gjegjësisht ulje e numri të të punësuarve deri në 15 për qind te firmat mikro dhe të vogla, deri në 10 për qind te kompanitë e mesme dhe deri në 5 për qind te kompanitë e mëdha”, tha Angellovska.

Ajo ka vlerësuar se me me futjen e këtij fleksibiliteti, do të parandalohen largime nga puna, por do të rritet përfshirja e firmave të cilat do të aplikojnë për masën.

Ndryshimi i dytë ishte nxitur nga bashkëpunimi me Bankën Botërore, kurse e njëjta është në drejtim të dhënies së ndihmës më të madhe financiare për sektorët më të goditura siç janë turizmi, hoteleria dhe transporti.

Ndryshimet bëhen për shkak të kritikave të Odave ekonomike që i kishin adresuar në Qeveri për pakon e parë ekonomike “Kovid 1”.

“Për këtë, me këtë masë u dilet në ndihmë sektorëve më të goditura, me çka lejohet që këto kompani, nga këto sektorë të cilat janë kompani të shëndetshme të aplikojnë edhe për masën 50 për qind të kontributeve e cila u publikua në pakon e parë anti-krizë”, tha Angellovska.

Kjo do të thotë se nëse kompania ka shifër të veprimtarisë në njërën nga këto sektorë dhe nëse e njëjta është ndërmarrje e shëndetshme, atëherë mund të aplikojë edhe në pakon e parë “Kovid 1”.

“Ndërmarrje të shëndetshme e quajmë atë që ka realizuar fitim për këto dy vjet, ose ka rezultat financiar pozitiv, e njëjta nuk gjendet në listën e huamarrësve, ose nuk ka kontribute të papaguara ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe i njëjti nuk ka kredit të papaguar mbi 90 ditë”, sqaroi Angellovska.

Lehtësimet bëhen në bashkëpunim me Bankën Botërore e cila ka financuar këtë pako me 50 milionë euro. Kompanitë mund të aplikojnë në të dy pakot.