Lehtësimi i masave në Maqedoni varet nga trendi i rasteve të reja, nesër do të merret vendimi

Deri më tani, të gjitha masat e mbrojtjes nga coronavirusi mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga tendenca e të infektuarve të ri me Covid-19 të prekur rishtazi sot dhe nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme ku u diskutua për mundësinë e lehtësimit të masave të mëparshme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së coronavirusit.

Trendi i rasteve të reja me Covid-19 në dy ditët e ardhshme do të rishikohet në mbledhjen e nesërme (e hënë) të Komisionit për Sëmundje Infektive, pas së cilës do t’i jepen Qeverisë rekomandime të reja për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë një distancë prej të paktën dy metra dhe të veshin pajisje mbrojtëse për një person në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se përshkruara.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se vendimet e qeverisë për masat do të bazohen vetëm në mendimin e ekspertëve.