Lehtësime të reja, në dasma dhe koncerte mund të thirrni deri 1000 mysafirë!


Me pakon e re të masave lehtësuese, që u propozuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe që u miratuan nga Shtabi i Krizës, parashihet që të rritet numri i mysafirëve të cilët mund të thirren në dasma dhe koncerte.

“Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është sjellë vendim, që të hiqet ora policore nga 16 qershori 2021.
Qeveria, për këto masa do të sjellë vendim gjatë seancës së ditës së nesërme.