Lehtësim i mundur i masave në segmentet më pak të rrezikshme

 Nëse nuk ka një rritje dramatike të numrit të personave të infektuar me virusin Kovid-19, është e mundur që Qeveria të vendosë sot në një seancë të lehtësojë masat mbrojtëse në segmente të caktuara më pak të rrezikshme, bazuar në mendimin e Komisionit për sëmundje infektive. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virus në vend arriti në 1.666, pasi dje u konfirmuan 22 raste të reja dhe 145 testime të kryera. Dje u regjistruan 20, ndërsa një ditë më parë 36.

“Komisioni i Sëmundjeve ngjitëse sipas analizës vlerëson se tashmë ka kushte që pjesërisht të lehtësohen masat në disa segmente dhe ai propozim i Komisionit nesër do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë nëse deri nesër në mënyrë dramatike nuk përkeqësohet situata”, informoi dje Osmani, i cili është koordinator kryesor i shtabeve të krizës së komunave për menaxhim me Kovid-19.

Shtyrja e vendimeve për lehtësime të masave ka të bëjë me rritjen e përqindjes së të infektuarve gjatë këtyre ditëve – për dy ditë 10 për qind e numrit të përgjithshëm të të testuarve, ndërsa sot 15 për qind.

Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Armend Asllani, të gjitha masat që momentalisht po zbatohen mbeten në fuqi dhe duhet të respektohen.

“Komisioni për sëmundje infektive nuk solli konkluzion se informacioni duhet të shkojë në Shtabin kryesor të krizës dhe në Qeveri për të vazhduar orën policore. Ajo që është diskutuar bazohet në protokollet dhe bazuar në ata përbërës kyçë, janë bërë edhe faza, si Enti i rehabilitimit, për auto-shkollat, stërvitjet sportive që plotësojnë kushtet dhe mund t’i zbatojnë veprimet e tyre”, tha dje Asllani.

Në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej sot, Osmani tha se i inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19. “Unë do t’i inkurajoj njerëzit të mos shkojnë, sepse derisa të jemi të sigurt se situata është përmirësuar aq shumë sa të mund të hyjnë në atë fazë të dytë”, tha Osmani.

“Punonjësit në shëndetësi kanë kontribuar në mënyrë altruiste në të kaluarën duke rrezikuar jetën e tyre, disa janë infektuar nga virusi për të shpëtuar jetë të tjera, kështu që është e nevojshme të mos lejojmë që virusi të përhapet, t’i respektojmë masat dhe së bashku të jemi fitues. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të fitojmë dhe të kthehemi në jetën normale sa më shpejt të jetë e mundur”, thekson Sindikata.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i krizës në  Tetovë informoi se në këtë qytet janë regjistruar tre grupime të reja që lidhen me vendet e mëparshme me përqendrim të pacientëve me Kovid-19 dhe nuk rekomanduan heqjen e disa masave. Përkundër tyre, Shtabi i krizave në Kumanovë i kërkoi Qeverisë që të miratojë masa, protokolle dhe rekomandime për rigjallërimin e shpejtë të subjekteve ekonomike në procedurën më urgjente, dhe i rekomandoi kryetarit të komunës që të rivendoste të gjitha shërbimet në kuadër të komunës.

Nga Dibra, i vetmi qytet që është karantinuar, situata epidemiologjike është e qëndrueshme, nuk ka infeksione të reja me Kovid-19 dhe nuk ka asnjë pacient në spitalin e përgjithshëm me simptoma të këtij virusi. Në Veles, dy ditë rresht, nuk u regjistruan asnjë rast i ri i virusit, ndërsa në Kërçovë nuk ka raste më aktive me Kovid-19.

Ministri i Transportit Goran Sugareski njoftoi dje se në një mbledhje të Shtabit të krizës ai hapi çështjen e rihapjes së aeroporteve dhe vendkalimeve kufitare, por ende nuk ka ndonjë propozim të tillë nga Komisioni për sëmundje infektive. “Disa ditë më parë bisedova me drejtorin e TAV, i cili përmendi se duhet të kihet parasysh se atyre u duhen 7 deri në 10 ditë për testime të mundshme në aeroport. Kemi  diskutuar për këtë në shtab, por derisa të arrijë një propozim konkret nga Komisioni për sëmundje infektive, një vendim i tillë nuk do të merret”, tha Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në Manastir.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët  fundit, janë bërë 145 teste, ndërsa janë konfirmuar 22 raste të reja me Kovid-19, edhe atë në Shkup-13, Prilep-2 dhe Tetovë-7. Instituti për Shëndet publik dje regjistroi 64 pacientë të shëruar, në Shkup-17, Kumanovë-9, Prilep-12, Tetovë-3, Strugë-12, Ohër-9, Gostivar-1 dhe Kërçovë-1. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë   të rinj, ndërsa gjithsej 18 janë të hospitalizuar. Në makinë respiratore janë katër pacientë dhe katër janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Në Spitalin në Manastir janë hospitalizuar dy pacientë të dyshimtë me Kovid-19, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen tre pacientë. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar gjithsej shtatë, ndërsa edhe një pacient ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë dhe Tetovë janë të hospitalizuar 49 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Deri tani kanë vdekur 91 persona.