Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri 6 vjeç prot*estojnë sot para Qeverisë

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan për sot një prot*estë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë. Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë. Në pajtim me vendimin e qeverisë në vendet e punës më 23 shtator kthehen edhe të sëmurët kronik me përjashtim të personave, te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe ato me sëmundje malinje, për të cilët është dhënë vërtetim me udhëzim dhe mendime nga mjeku specialit.