Lehona që u hodh nga dritarja në situatë kritike!


Drejtorja e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Viktorija Jovanovska, ka bërë të ditur për mediat se gjendja shëndetësore e lehonës që u përpoq të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja në katin e parë të spitalit, është në situatë të rëndë shëndetësore, njofton KlanM.

39-vjecarja nga Shkupi, pas lindjes, mbrëmë është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji. Fatmirësisht, pacientja i ka mbijetuar rënies dhe urgjentisht ishte dërguar në spital e shoqëruar nga ekipi kujdestar.

“Pacientja është në situatë kritike. Nuk ka pasur probleme serioze psikologjike, edhe pse nuk ka dashur ta ushqejë me gji foshnje, që nuk ndodh për herë të parë. Tabu temë është të vijë psikiatri dhe të bsiedojë me nënat. Personalisht mendoj se të gjithë neve na duhet psikiatri, në jetesën bashkëkohore, si këshillë, jo si terapi. Fëmija e parë në moshën 39-vjecare është për këtë grua”, deklaroi Viktorija Jovanovska, drejtore e Klinikës për Gjinekologji.

Nga Klinika e Gjinekologjisë, siç njofton KlanM, kanë njoftuar se pacientja, të mërkurën, në klinikë është dërguar me gjakderdhje në javën e 36-të të shtatzanisë. Është kontrolluar nga specialisti kujdestar në urgjencë dhe është konstatuar se ka pasur probleme me frytin e që seriozisht ka cënuar shëndetin e nënës.

Në sallën e lindjeve, 14 minuta pas pranimit ka lindur me ndërhyrje cesariane dhe në jetë sjell një fëmijë të shëndosh mashkull.

Të premten, siç njofton KlanM, pacientja është ankuar për shqetësime dhe ka biseduar me psikologun e klinikës. Në periudhën pas lindjes ndaj pacientes është vepruar konform rekomandimeve.

Gjatë ditës së djeshme, në vizitën e mëngjesit është ankuar për simptome të njëjta, ku mjekët kujdestar sërish kanë biseduar me të, me cka merret vendimi për terapi adekuate dhe të thirret psikiatri. Gjatë kujdestarisë së djeshme nuk ka patur përkeqësime shtesë të situatës së lehonës – thuhet në njoftimin e Klinikës