Një copë tokë në një fshat të Prishtinës mendohet të jetë shumë më e vlefshme se sa duket në shikim të parë. Kjo pasi pretendohet që në tokë është e fshehur një pasuri e tërë – legjenda thotë që aty ka lira e dukat të moçëm.
“Kur është shitë toka e parë, pronari e ka caktu çmimin me lira dhe flitet që ato lira për të cilat është shitur toka janë të fshehura në këtë pjesë”, thotë një nga vendasit e fshatit Tenezhdoll.
Megjithatë, këto mbeten fjalë, pasi që askush ndonjëherë nuk ka gjetur asgjë.
Tjetra legjendë flet për pishinën e Gërmisë, për të cilën thuhet që është ndërtuar mbi varreza. Këtë e mohojnë kujdestarët në këtë pishinë.