Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka një mendim ndryshe për futbollistin shqiptar të Belgjikës, Adnan Januzajn.
Këtë ai e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Twitteri, ku ka thënë se Januzaj duhet të shpallet personaliteti i vitit nga BBC Sports.
Për këtë ai jep arsyen se mesfushori shqiptar shënoi golin që i shkaktoi humbjen Anglisë ndaj Belgjikës.
Nëse skuadra angleze do të fitonte apo barazonte, “Tre Luanët” do të gjendeshin nga ana e rrugës së ferrit ku skuadrat favorite po eleminohen me rradhë. Kërkesa e tij duket qesharake, por ka vërtetësi në ato që thotë, pasi Portugalia, Argjentina dhe Spanja janë eleminuar tashmë./