Legalizimi i mari*huanës? Xhaferi: Ne nuk jemi Holandë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “Utrinski Birfing” tha se tema për legalizimin e mari*huanës është përshpejtuar, pasi siç tha ende s’janë krijuar kushtet për një gjë të tillë.

Ai tha se Maqedonia nuk është Holandë, por siç shtoi nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e ka ndërmend ta bllokojë.

“Debati çdoherë është i nevojshëm, por duke shikuar perceptimin e qytetarëve në përgjithësi, vlerësoj se tema për dekri*minalizimin dhe depenalizimin e mari*huanës është e përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve, mendoj se tek shumica sundon perceptimi se parakushtet, mentaliteti dhe kuptimi në krahasim me këto çështje nuk janë njësoj me ato të Holandës, ne s’jemi Holandë. Për këtë mendoj se duhet debat më i gjerë, por nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e kam ndërmend ta bllokojë”, deklaroi Xhaferi.