Ledri u bë baba, ‘reagon’ Dafina Zeqiri

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, deri më tani ka qenë në pritje të fëmijës së parë.
Burime të brendshme afër dyshes kanë konfirmuar se tashmë ai dhe Sara janë bërë prindër.

Pasi ky lajm filloi të qarkullonte në media, padyshim fansat pritën edhe reagimin e ish të dashurës së Ledrit, Dafina Zeqirit. Ani pse nuk pati reagim nga ajo, në internet menjëherë filluan shakatë.
Ishte një faqe në rrjetin social Facebook, e cila e bëri të ditur se Dafina e kishte ‘shpërndarë’ këtë lajm, duke na lënw të kuptojmë se nuk është fare e interesuar se cfare po ndodh me Ledrin.

“As shej sma ka lonë”, u shpreh ajo.
Pra, e gjitha kjo ishte në formë shakaje nga fansat e dyshës, të cilët me sa duket ende nuk kanë hequr dorë nga ata, pavarsisht se Ledri dhe Dafina tashmë i kanë ndarë rrugët përgjithmonë.