Ledri e Dafina dikur dashnor, e sot veç skena i bashkon

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi i njohur Ledri Vula, para disa kohësh ishin të dashur, por kur një aksident ndodhi në mes reperit të njohur dhe ish te dashurit të këngëtares gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe ata i dhanë fund lidhjes.

Kujtojmë se tashmë reperi është në lidhje me blogeren e njohur Sara Hoxha dhe kanë një vajzë me emrin Poem Blue.
Ndërkaq edhe këngëtarja është e lidhur me Dj Geek, të cilët edhe po punojnë së bashku sa i përket muzikës.
Si duket Ledri dhe Dafina kanë mbetur thjeshtë shokë të mirë dhe sot ata ndajnë të njejtën skenë.