Lë postin ish drejtori i Spitalit të Tetovës nga radhet e Alternativës merr postin dr. Pëllumb Vela!

Lë postin ish drejtori i Spitalit të Tetovës nga radhet e Alternativës merr postin dr. Pëllumb Vela!

Amiri ka njoftuar:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor, mjek dhe punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës.

Ishte kenaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë, ndonjëherë edhe pas orarit të punës me qëllim që sukseset që po i lejmë pas të kenë gjurmë të përbashkëta dhe e konsideroj të përmbyllur në mënyrë dinjitoze misionin tim.
Nuk po i numëroj gjithë ato punë që janë bërë, sepse unë përmbushem dhe uroj që vetëm të jemi bërë shkas të zgjidhim hallin e një pacienti duke i shërbyer.
Dua të falenderoj kryetarin Afrim Gashi dhe gjithë bashkëpunëtorët në Alternativa që kishin besim në mua dhe ekipin tim.
Sot është dita kur ju them lamtumirë, por mendoj që lamtumirat nuk janë dhe aq të këndshme, kështuqë ju them mirë u takofshim!

I juaji, D-r Amir Elezi