LDSHM: Aksion për tubimin e mjeteve për shkollat tona!

Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni i jep prioritet shkollimit dhe edukimit sipas standardeve më moderne për fëmijët tanë! Kushtet aktuale nëpër shkollat tona në vendlindje janë shumë të rënda, të tmerrshme, andaj kemi obligim njerëzor por edhe kombëtar që kësaj katrahure t’i jepet fundi edhe pse e dimë se institucionet shtetërore janë ato të cilat duhet ta sjellin arsimin në nivel të normave normale Evropiane, por kjo nuk po ndodh!

“Do bëni mirë të jepni edhe ju ide si mund t’ia bëjmë që të ndihmojmë bashkërisht! Ju ftojmë juve të nderuar mërgimtarë kudo që jeni, të na bashkoheni në këtë nismë fisnike, që sado pak të zbusim kushtet katastrofale që mbretërojnë në shkollat tona në vendlindje! Po, është projekt gjigant, por mund t’ia dalim po qe se koordinohemi në të gjitha shtete e Evropës ku jetojmë!”, apelon Ldshm Shba Evropë.