ldri Istrefi: “Qyteti i Strugës duhet t’i kthehet dhe do t’i kthehet struganëve“

“Në rrugët e qytetit tonë
Në Strugë, takuam qytetarë e shpërndamë programin tonë. Shpërndamë prioritetet dhe zotimet tona për vijën e verdhë të qytetit dhe për skajet më të largëta të komunës.
Në rrugët kryesore, në shëtitoret kryesore, në tregun e fruta-perimeve, në dyqane, në bizneset e tyre të vogla, takuam njerëz që na mbushën plot me energji për misionin që kemi nisur.
Fushata duhet të jetë festë e demokracisë. Këtë u thoja atyre që takoja.
Këto zgjedhje do të jenë tepër të veçanta, sepse do të largojë njëherë e mirë nga skena ata njerëz që komunën e kanë kthyer në pronë private.
Ne komunën do ta kthejmë në shërbim publik të qytetarëve.
Qyteti i Strugës duhet t’i kthehet dhe do t’i kthehet struganëve.
Faleminderit qytetarë të nderuar!
#pastër6”, ka shkruar kandidati për kryetar komune të Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Idri Istrefi.