LDK konfirmon: Albin Kurti as që na pyeti, është vendim i tij për heqjen e taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit anëtar i LDK’së, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se vendimi që Kryeministri Albin Kurti propozoi sot për heqjen e taksës ka qenë vetëm i tij, dhe jo i Qeverisë që u formua në koalicion me mes VV-LDK.
Kështu ka thënë ai në Pressing, ku ndër të tjera shtoi se janë dakorduar të gjejnë në zgjidhje, por kjo sot ishte vetëm propozim i Kurtit.

“Jemi pa disa herë që të dakordohemi të gjejmë një zgjidhje. Nuk është vendim i Qeverisë Kurti është propozim i Kurtit. Kërkesa jonë ka qenë e vazhdueshme që ne duhet të ulemi të diskutojmë dhe të dakorodhemi për cdo vendim”, ka thënë ai.
Tutje, Hoti ka shtuar se vendimet në qeveri duhet të merren së bashku, e jo njënshëm.

“Ne jemi partner në qeveri, vendimet merren së bashku jo njëanshëm, besoj që duhet të ulemi e të bisedojmë për rrugën që kemi përpara. Qeveria nuk duhet të izolojë vetën nga partnerët ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti ka propozuar sot heqjen pjesërisht të taksës deri më 15 mars, e njëjta mund të heqet plotësisht me 1 prill nëse Serbia ndalon fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.
Ky vendim i të parit të Qeverisë vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së, të cilët raportohet se i kishin dhënë Kurtit ultimatum deri nesër që të vendosë rreth kësaj çështje.