Lazim Destani shpreh gadishmëri për përkrahjen e Ilir Demirit në misionin e tij për reformat në Spitalin e Tetovës

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Dr. Ilir Demiri sot me datë 06.10.2023 në hapsirat e Spitalit Klinik të Tetovës mirëpriti filantropin dhe biznesmenin e mirënjohur tetovar z. Lazim Destani.

Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe problemet kyçe me të cilat përballen qytetarët në shëndetësi ku mes tjerash z. Destani shprehin gadishmëri dhe përkrahje maksimale për z. Demiri, theksi i këtij takimi ishte angazhimi dhe puna permanente që na pret të gjithëve për të siguruar shërbime dhe kushte më të mira për pacientët.

Në fund të këtij takimi konstruktiv z. Demiri falenderoj filantropin e njohur për mbështetjen dhe kujdesin e treguar në forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe rritjen e kapaciteteve si të burimeve njerëzore ashtu edhe investimeve kapitale.