Lavrov nga Shkupi me akuza të ashpra ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këhsillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së.

Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ai./ Alsat.mk