Analisti politik Blerim Latifi ka shkruar sot për debatin e ndezur rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Prishtinë. Ai ka thënë se një objekt i tillë fetar po ndërtohet nga Erdogani për të treguar se Kosova është nën hijen e Turqisë.
“… sot Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”.
Sipas tij ngjashëm kishte vepruar edhe Milosheviqi me ndërtimin e kishës ortodokse serbe në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi.
“Kushdo që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë.
Nga ky rregull nuk bën përjashtim as historia jonë. Nuk bën përjashtim as kjo historia e tempujve në qendër të Prishtinës.Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi. Pas lu*ftës Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së Kosova është pjesë e Perëndimit. Sot Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota” ka shkruar Latifi./Express/