Latifi thotë se presioni për të lejuar ritualet e Bajramit në sheshe demonstrim se ne jemi më arabë se arabët

Blerim Latifi ka komentuar kërkesën që të lejohen ritualet e Bajramit në sheshe.

Ai thotë se ky presion është që të demonstrohet se shqiptarët e Kosovës janë më turq se turqit dhe më arabë se arabët.

“Erdogan njoftoi dje se për shkak të pandemisë Turqia do të futet në izolim të plotë duke filluar që nga data 23 maj, deri pas përfundimit të ditëve të festës së Bajramit. Ndërkaq, në Kosovë, ka filluar presioni për të lejuar që ritualet masive të Bajramit të kryhen në sheshe. Qëllimi dihet: për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët. Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se sot një grup qytetarësh u falen në sheshin “Skenderbeu”.