Latifi: Serbia me diplomaci po kthehet në epiqendër të Ballkanit, liderët tanë akuzojnë njëri tjetrin

Profesori i filozofisë dhe analisti, Blerim Latifi, ka kritikuar liderët politik shqiptar, duke thënë se të vetmet gjëra që dinë t’i bëjnë me efikasitet të lartë janë, të akuzojnë njëri tjetrin për gjërat që shkojnë keq, ndërsa Vucic me diplomaci po arrin që Serbisë ti jap rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit.

Latifi përmes një shrimi në Facebook, ka thënë se Vucici dhe Serbia me diplomaci dhe pa luftë po e rifiton rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit.

Ai ka përmendur investimet kineze e turke, ku nga 15 miliardë eurove të investimeve kineze në Ballkan,10 miliardë janë investuar në Serbi, ndërsa Erdogani i premtoi Vuucict ndërtimin e një zone gjigante industriale në Vojvodinë.
Ai ka përmendur edhe faktin që amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar.

Ndërkaq, Latifi ka kritikuar liderët shqiptar, ku siç ka thënë, të vetmen gjë që din të bëjnë janë akuzat e ndërsjella, t’i vjedhin zgjedhjet dhe tenderët publikë për t’i mirëmbajtur klientelat e tyre politike.

Postimi i plotë:

Amerikanët e kanë vendosur në Beograd qendrën rajonale të Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar. Erdogani i premtoi Vuçiqit ndërtimin e një zone gjigante industriale në Vojvodinë.Investimet turke në Serbi janë shumë herë më të mëdha se ato në Kosovë e Shqipëri, të marra së bashku.Nga shuma e 15 miliardë eurove të investimeve kineze në Ballkan,10 miliardë janë investuar në Serbi. Thënë me pak fjalë: Serbia po e rifiton rolin e dikurshëm si epiqendra e Ballkanit.Pa luftë, por me diplomaci.Ndërkaq, shqiptarët duhet të kalojnë gjithë kohën duke konsumuar dokrrat e politikanëve të tyre,që të vetmet gjëra që dinë t’i bëjnë me efikasitet të lartë janë: të akuzojnë njëri tjetrin për gjërat që shkojnë keq, t’i vjedhin zgjedhjet dhe tenderët publikë për t’i mirëmbajtur klientelat e tyre politike.