Latifi për Kurtin: Koha të vendos në mes të alenacës me Amerikën dhe asaj islamo-majtiste

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka bërë një reagim mbi ftesën që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë Albin Kurtit për inaugurimin e ambasadës së Kosoves në Jeruzalem, si dhe letrën e presidentit turk, Recep Errogan, që ta shmangë një gjë të tillë.

Latifi ka shkruar se në qoftë se Kurti gjykon si shqiptar, do të shkoj në inaugurimin e ambasadës së Kosoves në Jerusalem.
Ndërsa ka theksuar se nëse Kurti gjykon si islamist apo si internacionalist socialist nuk shkon.
Tutje Latifi ka thënë se Kurti duhet të vendos midis aleancës amerikane dhe asaj islamo-majtiste.

Statusi i plotë:
Nëse Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës aty!
Nëse gjykon si internacionalist socialist, nuk shkon!
Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon!
Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste.
Koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane.