Latifi: Në Tiranë Lubonja, në Prishtinë Reka, të dalë edhe dikush kundër Amerikës, t’i japim formë budallakut gjithëkombëtar

Pas deklaratave të Fatos Lubonja i cili tha se Intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk është bërë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës dhe deklaratave të Blerim Rekës, reagon Blerim Latifi.

Sipas këtij të fundit Reka përmes kolltukut i numëron gabimet e Amerikës në Ballkan, por ka mbetur edhe në Shkup të shfaqet dikush që t’i tregoj mëkatet e Amerikës dhe budallakut t’i japim një formë.

“Fatos Lubonja në Tiranë del e thotë se “Intervenimi i NATO-s në Kosovë s’u bë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës”. Blerim Reka në Prishtinë, nga kolltuku i ministrit, numëron gabimet e Amerikës në Ballkan. Ka mbetur që edhe në Shkup të shfaqet ndonjë “kokë e ndritur” për të na treguar edhe mëkatet tjera të Amerikës dhe kështu budallakut t’i japim një formë gjithëkombëtare”, ka shkruar Latifi.