Latif Mustafa: “Venko Filipçe, na ka borxh një përgjigje nëse ka qenë në dijeni për gjithë këtë histeri Frankenjshtanjiane”

Shkruar nga Latif Mustafa:

Në lidhje me skandalin Zhan Mitrev, përpos që duhet të bëhet një hulumtim i gjërë parlamentar, përfshi edhe spitalet e tjera, mendoj që ish ministri i shëndetësisë, z.Venko Filipçe, na ka borxh një përgjigje nëse ka qenë në dijeni për gjithë këtë histeri Frankenjshtanjiane; kurse ministri i tanishëm, z. Bekim Sali, është i obliguar, qoftë nga morali qoftë nga përgjegjësia qytetare, për mes një pres konference të jap shpjegim për hapat e ardhshëm në lidhje me rastin në fjalë dhe luftimin e mafias mantelbardhë. Jeta e njeriut nuk mund të jetë kaq e lirë, kaq e pavlerë!