Latif Mustafa reagon për “sfidën” ku mori pjesë Majk!

Latif Mustafa:

Skenë çmendurie në Ora TV, në emisionin, “Why not”. Skenën e pash në instagram. Emisionin e drejtoka një grua e quajtur Roza Lati. Në anën tjetër, mysafirit në studio i ofrohet një lojë të akordoj ritme goditjesh në vithet e dy striptizereve. Bateristët e sfidojnë mysafirin me ritëm goditjesh, ai dëgjon me vëmendje, teksa fill pas tyre, godet në vithet e këtyre “artisteve” gjoja po ekzekuton skeletin e ritmit të bateristëve. O njerëz! A jeni more në vete? Të eklipsuar nga spektakli, dendizmin pervers dhe snobizmin sek*sit keni shkelur të gjitha kufijtë e mundshëm.

Duke e objektivizuar gruan dhe ngujuar atë në biologjiken, në femëroren e saj e keni shndërruar në mall dhe si gjëkafshë që shitet në treg. Sek*siz juaj e bjerri nga brenda dhe krejt në fund e vr*au dashurinë! Jo vetëm kaq. Kolonizuat edhe ndjesinë më të vogël estetike duke e shpjerë atë në fantazi të poshtra dhe epsharake të irritueshme!