Largohet trupi i pajetë i Albert Krasniqit që u vr*a nga babai

Para pak minutash u nxjerr trupi i pajetë i Albert Krasniqit , i cili dyshohet se u vr*a nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për në Institut.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.