Intervista e Dragan Pavloviq Llatas nuk është më në kanalin e Stefan Lazarov në YouTube.
Intervista që shkaktoi një varg reagimesh në të cilën Llatas në një pjesë tregon për një eksperiencë seksuale me një vajzë, e cila ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me disa persona, nuk mund të gjendet më në rrjetet sociale.
Intervista është transmetuar pesë ditë më parë.
Pas një paraqitje nga MPB, Prokuroria Publike njoftoi se ka hapur lëndë për këtë rast.