Largohen banderolat e Gjyla Çelikut, partia LQE!


Lëvizja Qytetare Evropiane e emëron këtë fushatë zgjedhore si fushatë diktatoriale pasi çdo ditë janë larguar banderollat e tyre në Kërçovë dhe Tetovë, gjithashtu edhe mbrëmë.

Çdo ditë janë dëmtuar edhe posterat e kandidatëve për deputetë.

Kanë dënoncuar rastet në polici, edhe pse në një fotografi shihet edhe policia, por pa asnjë përgjigje dhe përgjegjësi.

Jo vetëm kaq, kanë njoftuar edhe Ambasadat për sistemin diktatorial dhe Forumin Ndërkombëtar Për Të Drejtat e Njeriut.

Apeli i partisë dhe kandidatëve për deputetë është që: Nuk ju do populli dhe Europa si diktatorë. Diktatura mbetet e vetmja strategjia politike e partive të deritanishme.
Lëvizja Qytetare Evropiane