“Largimi i Zaevit nga politika është çështje muajsh”, thotë Pendarovski

Shefi i shtetit, Stevo Pendarovski sonte në ClickPlus ka treguar se disa herë ka biseduar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev rreth shkaqeve për dorëheqjen.

Sipas tij, motivet dhe shkaqet për dorëheqjen e tij nuk janë vetëm politike, por thellë personale.

“Unë mendoj se pavarësisht deklaratave të fundit prej mbrëmë se ai do të qëndrojë edhe një periudhë, unë mendoj se largimi i tij nga politika është çështje muajsh”, tha Pendarovski.