Ankesat e konsumatorëve po mbeten të ngjashme edhe sivjet në raport me vitet e kaluara. Në periudhën janar shtator të këtij viti janë regjistruar mbi 2300 ankesa në Organizatën e Konsumatorëve nga ana e konsumatorëve. Ndihmë për të zgjidhur problemet me garancitë e prodhimeve dhe riparimin tyre, që vlen sidomos për prodhimet teknikisht më të ndërlikuara si makinat për larjen e teshave apo për telefonat celularë.
Reagimet e qytetarëve janë të shumta edhe për shërbimet, por edhe për blerjet online kryesisht përmes shitjeve ilegale në Facebook. Apo me fjalë të tjera ankesa ka për porositë online që ju mungojnë informatat, afatin e gjatë të dorëzimit, prodhimi që nuk korrespondon me fotografinë. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve për të çilat janë ankuar konsumatorët në periudhën e kaluara në Organizatën e Konsumatorëve.
Problemet shfaqen edhe produkte teknikisht komplekse si lavatriçet, celularët në raport me letrat e garancisë dhe shërbimeve, ndërsa ankesa ka edhe për shitjet online.
Ato në fakt janë shitjet ilegale në Facebook që prishin konkurrencën e ndershme të kompanive, thekson Lonçar. Sipas saj në këto shitblerje, nuk dihet se kush e shet prodhimin qytetarët janë të mashtruar, dhe nuk e dinë nga kush e kanë blerë atë prodhim.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos blejnë në Facebook sepse më pas ata na telefonojnë, dhe thonë se nuk mund ta kthejnë prodhimin, ndërsa as Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk mund të ndërhyjë. Thjesht nuk kemi më të ashtuquajturën kompani që shiste Nutribulet, atlete, brende ‘fake’ apo të rreme apo ndonjë gjë tjetër”, thotë Kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë, Mariana Lonçar Velkova.
Gjithashtu në përgjithësi në vend po përforcohet sistemi i mbrojtjes së konsumatorëve, ku ushqimi jo i sigurt për konsum apo me afat të skaduar po paraqitet në Agjencinë e Ushqimit, ankesat për faturat e larta apo shërbimet jo të mira të operatorëve në telekomunikacion po paraqiten në Agjencinë për komunikime elektronike, mos lëshimi i llogarive fiskale në Inspektoratitn Shtetëror të Tregut… mirëpo nevojitet më shumë të punohet që konsumatorët të dinë se si të realizojnë të drejtat e tyre dhe kur dhe si kur kanë mundësi që të realizojnë ato.
Konsumatorët kanë ankesa edhe për blerjet përmes internetit ku ndodh që prodhimet që reklamohen nuk janë të njëjta me ato që i blejnë, ekzistojnë raste të prodhimeve jo cilësore që nuk mund të kthehen, dallime në çmim, mungesë e formularit për anulimin e blerjes në afat prej 14 ditë e kështu me radhë, thonë nga Shoqata e Konsumatorëve.
“Ndoshta konsumatorët edhe nuk i dinë të drejtat e tyre, por ne përpiqemi t’i edukojmë, dhe të ofrojmë edhe informacione përmes ueb faqes tonë, ndërsa ato edhe mund të na telefonojnë në çdo kohë. Njëherësh Inspektorati Shtetëror i Tregut, si dhe inspektoratet e tjera, mund të komunikohen në çdo kohë. Gjithashtu se vjen e më shumë po rritet edhe sistemi për mbrojtjen e konsumatorëve përmes institucioneve, rregullatorëve, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë , ndërsa ekzistojnë edhe sisteme të koll qendrave apo të thirrjeve telefonike“, shton Vellkova.
Sipas saj, Organizata e Konsumatorëve, i dorëzon ankesat deri tek kompanitë me qëllim që mosmarrëveshja të zgjidhet fillimisht midis dy palëve. Është vullneti i mirë i shitësit, nëse keni blerë një produkt sot, t’jua kthejë dhe t’ju japë një të ri nëse është me defekt. Por nëse ekziston dyshimi se është faji i juaj në rast se produkti nuk punon, atëherë duhet të shkoni tek shërbimi i servisit përkatës. Ekzistojnë më shumë probleme dhe me riparuesit ku konsumatori ju drejtohet atyre në mënyrë të drejtpërdrejt, përderisa tregtarët nuk dinë ose nuk munden për derisa problemi nuk shqyrtohet nga riparuesi.