Adriatik Lapaj
Është fakt që turizmi jonë ka probleme të mëdha siç është fakt që është shumë i ri për të qenë aq i pjekur sa e kërkoni.
Është fakt që ka shumë që abuzojnë por nga ana tjetër është fakt që si shqiptar dhe ata mbartin veset e pjesës tjetër të vendit.
Pra ju kërkoni që ata aty të jenë pa vese ndërkohë që cdo cep të vendit e kemi me vese?
Është fakt që ka shumë abuzues siç nga ana tjetër ka me mijëra familje që përpiqen me shumë ndershmëri.
Fajësohen për çmime të shtrenjta. Mashtrim! Mos ikni në 2 hotele gjithë Tirana Zotërinj se normalisht do jetë shtrenjtë, parimi kërkesë ofertë. Pse shkoni të gjithë në Dhërmi?! Shko dhe në Qeparo apo Borsh, shko në Lukovë, Piqerras, Shën Vasil, Sarandë se gjen dhe me 30-40 000 lekë dhomë të mirë.
Mos hani të gjithë aty te i njëjti vend, lëviz më tej se ka si kudo në botë çmime për dëngla dhe çmime për pushime.
Është shtrenjtë sallata mikse 300 lekë thonë…më fal po 250 e ha në çdo lokal të lodhur të Republikës pse tu dukërka shtrenjt për pushime?!
Shtrenjtë 30 euro dhoma thonë…më fal po ik fli pak në çdo hotel të Tiranës e po gjete më lirë.
E keni pyetur ndonjëherë veten që ata njerëzit aty nuk ndihmohen fare nga shteti? Po fare fare…dhe punojnë vetëm 40 ditë në vit, se aq zgjat sezoni këtu…apo nuk ka rëndësi për ju?
Ajo që duhet të bëjmë është presion ndaj shtetit në nivel qëndror dhe vendor për të marrë masa për sigurinë dhe pastërtinë në plazhe…këtë PO