‘Lamtumirë shpirti jonë i bukur’! Familjarët përcjellin me dhimbje e lot të renë që humbi jetën nga tërmeti

Bosnje-Hercegovinë- Elmira Sefo 27-vjeçe ishte viktima e tërmetit që tronditi mesnatën e kaluar Bosnjën, por jo vetëm.

Ndërkohë prindërit dhe motra e saj u plagosën pasi një masiv shkëmbor zuri poshtë shtëpinë.

Ndarja nga jeta ka hidhëruar pa masë familjen dhe të njohur. Përmes rrjeteve sociale ata shprehin ngushëllimet dhe kanë shkruar dedikime prekëse.

“Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”, thotë dikush.

“Ne kurrë nuk e dimë se cila është dita jonë e fundit, kështu që çdo ditë jetoni si të fundit. Shumë i keqkuptojnë këto fjalë. Jetoni çdo ditë duke qenë gati për t’u kthyer te Zoti”, shkruan një tjetër në Facebook.

Portali lokal “Stolac.com” ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto të viktimë Elmira me mesazhin: “Mëshirë për shpirtin tënd të bukur”.