Lamtumirë orë policore, rrugët plot njerëz, me dhe pa maska mbrojtëse

Pas dy muaj e më shumë lëvizje e kufizuar dhe karantinim, dita e parë pa asnjë kufizim, e gjeti Shkupin me rrugët e mbushura plotë me këmbësorë dhe të kominikacionit. Por heqja e orës policore nuk do të thotë se nuk vlejnë më rekomandimet dhe se nuk duhen respektuar masat mbrojtëse. Në ditën e parë të heqjes së orës policore, objektivi i TVM-2 vërejti dy kategori të qytetarëve. Ata që vazhdojnë të mbajnë maska dhe distancë sociale, dhe të tjerët që menduan se lirina e lëvizjes së pakufizuar, do të thotë edhe liri për të hequr maskat e për t’u grupuar.

“Mendoj se ishte mjaft, tani mbetet ndërgjegja e qytetarëve që të mbajnë distancën minimale dhe të kujdesen për shëndetin”…

“Ja ku e kam maskën në xhep. Pse nuk e vendosur. Po nuk ka nevojë se është virus i dobët”…

“Nëse dëshirojmë që të jemi shëndosh e mirë dhe ti shmangemi virusit korona atëherë pajtetër duhet të mbajmë maska mbrotjëse dhe doreza”…

“Po duhet patjetër të vendosen maskat mbrojtëse, dorezat, dhe të mbajmë distancën. Unë personalisht do të vazhdojë të respektojë masat edhe më tej”…

“Ishte çmenduri që vendosën orë policore . Unë aspak nuk i respektojë masat dhe rekomandimet qeveritare. As që më interesojnë”…

“Patjetër se do ti respektojmë masast sepse është për të mirën e të gjithëve dhe më vjen mirë që Qeveria kishte kuptim për popullatën dhe hoqi orën policore.”- thanë qytetarët për TVM2.

Edhe Ndërmarrja Publike e Qarkullimit riktheu orarin e vjetër të qarkullimit të transportit publik. Autobusat urbane qarkullojnë aktualisht sipas orarit të së shtunës, ndërsa nga dita e premte fillon orarin e rregullt i autobusëve dhe rikthehet në ditët e caktuara edhe transporti falas për pensionistët. Edhe gjatë shfrytëzimit të transportit publik rregullat duhen respektuar. Një pjesë e madhe e qytetarëve që prisnin transport ishin me maskat e tyre mbrotjëse.