Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Sipas familjarëve të 35-vjeçares, varrimi do të bëhet në orën 13:00.
Ndërkohë kujtojmë se Hamide Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, i cili është ende në arrati.
35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata dhe e kishte deri në mars të vitit 2023, ndërsa policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Sokol Halilin.
Policia e Kosovës deri tani ka gjetur veturën me të cilën ka lëvizur i dyshuari dhe pasi ka kryer hetimet, e ka kthyer veturën në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, ndërkaq ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit.