Lamtumira e fundit nënës së Harun Aliut – Komandant Kushtrimi

Me nderime fetare, në praninë e një numri të madh të personaliteteve nga jeta fetare dhe kombëtare në varrezat Kamnik të fsh. Hasanbeg në Shkup, iu dha lamtumira e fundit nënës së Harun Aliut – Komandant Kushtrimi.

Urime festa e pastrimit shpirtëror – Me fat Bajrami. Sot kjo nënë e jona dhe e juaja me të vërtetë ka festë, ngase kjo kremton provimin e dhënë në këtë jetë si nga aspekti fetar, ashtu edhe ai kombëtar.
Nëna Minevere Arif Aliu në shërbim të këtij populli solli në jetë 4 myderiza, hoxhallarë dhe hafizlerë. Është nëna e Myderiz Rafiz efendiut, Hoxhë dhe Komandant Harun Aliut, Kryeimam Mevludinit dhe vëllaut të vogël Hafidh Llokmanit.

Dje me përkulje dhe respekt para kortezhit të saj qëndruan një numër i madh i luftëtarëve të lirisë nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që ishin shokë të Kushtrimit, të cilët kërkuan hallallëkun e nënës Minevere për bukën e shtruar në sofrën e saj sidhe bekimin me uratat e bëra kur dilnim nga shtëpia – me Zotin para dhe ju prift e mbara.

Përpos familjes, nuk munguan edhe shokët e të ndjerit Hafidh Rafiz efendiut, djalit të saj të madh i cili përpos dijetar i shkencave fetare ishte shembull i vlerave morale, njeri plot dinjitet, besnik me vyrtyte të larta njerëzore.

Kjo nënë e jona, kombit shqiptar ia lindi, rriti, edukoi dhe ia fali djalin më të mirë që kishim në radhët tona, themeluesin e UÇK-së, Komandantin e Zonës Operative nr.2 që ishte e tërë Ilirida, Komandantin e G2-shit për zbulim dhe kundërzbulim ushtarak i cili asnjëher nuk përgojoi ose përfoli edhe më të voglin ushtarë, njeriu që gëzonte gjithmon nder dhe respekt nga gjithë luftëtarët e Brigadave të UÇK-së, dëshmorin e këtij kombi Komandant Kushtrimin – Harun Aliu.

Jemi dhe mbetemi krenar që në ditët tona kishim një nënë, një zonjë, një bijë Sllupçani e rritur dhe edukuar me besim të plotë në Zotin e madh, me vlera të larta morale, një grua bujare plot trimëri dhe guxim duke i shërbyer proçeseve kombëtare bashkë me djemtë dhe shokët e tyre.

Në fund të ceremonisë mortore dhe në mesin e lutjeve të tjera për shpirtin e saj, ishte edhe lutja që në këtë ditë të Fit’r Bajramit, urimi i parë për të gëzuar festën, qoftë krahrori dhe përqafiminë kopshtet e parajsës ku krahapur e presin dy djemtë e saj Myderiz Rafiz Efendiu dhe shehidi-Heroi i kombit Harun Aliu. “I përhershëm kujtimi për Ty nënë e jona. Lavdi jetës, përkushtimit dhe kontributit të dhënë në ruajtjen e vlerave fetare dhe atdhetare”, nënvizuan të pranishmit.(INA)