Lamine Yamal feston sot ditëlindjen e 17-të, nesër mund të shpallet kampion i Evropës


Lamine Yamal sot ka mbushur 17 vjet.

Ai vetëm një ditë më vonë mund të shpallet kampion i Evropës me Francën.

Si 16-vjecar, Yamal mori ftesë për ta përfaqësuar Spanjën në Kampionatin Europian.

Në gjysmëfinale ndaj Francës, ai shënoi një gol spektakolar nga më se 25 metra për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’u bërë kësisoj lojtari më i ri që realizon në një kampionat europian, 16 vjet e 362 ditë.

Nesër, Spanja përballet me Anglinë në finale dhe pritet që Yamal të jetë ndër lojtarë më të mirë.