Lajmi se janë liruar Thaçi e të tjerët, reagon ashpër Mërgim Lushtaku pas raportimeve të rreme

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas një lajmi të rremë që është raportuar sot kinse janë liruar krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një shkrim në Facebook, Lushtaku ka thënë se raportimet e tilla janë të ulëta.
“Sa e ulët, e pështirë është të luash me ndjenjat e familjarëve të tyre dhe të popullit shqiptar duke plasuar këso lloj tallje kinse në emër të Ditës së Gënjeshtrave. Duhesh të jesh pa ndërgjegje njerëzore, i poshtër dhe pa fije burrërie të bësh tallje të tilla. Turp ju qoftë”, ka shkruar ai.