Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 53 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona ndërsa raste aktive janë 957. Janë shëruar 25 persona.
Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 25 persona, 6 nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe 19 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.
Me këtë numri i të shëruarve është 164 ndërsa i të vdekurve 49.
Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
Shkup 13, Kumanovë 9, Tetovë 4, Prilep 9, Strugë 2, Veles 12, Manastir 2, Makedonski Brod 2