LAJMI I FUNDIT: Vriten tre persona në Lipjan


Një vrasje e rëndë ka ndodhur në një fshat në komunën e Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insjaderi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia ka hasur në tre përsona të pajetë.

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.”