LAJMI I FUNDIT: Vdes në Gjilan gruaja që u shërua ditë më parë nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë një banore e Lladovës së Gjilanit e cila javë më parë ishte infektuar me koronavirus por që më pas kishte rezultuar e shëruar plotësisht.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ndërsa tha se vdekja e banores së Lladovës nuk erdhi si pasojë e Covid-19, njofton Klan Kosova.

”Fatkeqsisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes, duke shtuar se lufta për ta mposhtur koronën ka dalë e suksesshme, por për probleme tjera shëndetësore ka ndërruar jetë.