Lajmi i fundit: Policia e Kosovës ka arritur të eliminojë së paku dy pjesëtarë të grupit kriminal


Albanian Post ka kuptuar nga dy burime se Policia e Kosovës ka arritur të eliminojë së paku 2 kriminelë të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe la të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion.

Informacioni nuk është i konfirmuar as nga KFOR-i.

Por, Albanian Post-it i është bërë e ditur nga dy burime të pavarura nga njëra tjetra se është arritur të likuidohen së paku 2 pjesëtarë të këtij grupi kriminal.

Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë dhe të organizuar, që sulmuan Policinë e Kosovës.