LAJMI I FUNDIT: PDK tërheq propozimin, përfundon seanca e Kuvendit

Ka përfunduar senaca e Kuvendit të Kosovës pasi PDK ka tërhqur propozimin për votimin e Pakos Emergjente prej 320 milionë eurosh.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se meqë është tërhequr propzoimi, seanca përfundon.

“Mbyllet senaca. Meqenëse propozuesi e ka tërhequr propozimin, nuk ka nevoje të vazhdojë kjo seancë”, Osmani.

Ndërkaq, për shkak të një rezolute tjetër të cilën sot PDK- e ka propozuar, ajo nuk u fut në rend dite, kshtu që kjo parti e katërhequr prpozimin për pakon emergjente.

Tutje, PDK dhe subjektet e tjera të pranishme nuk arritën të merren vesh për këtë mocion dhe rrjedhimisht PDK vendosi që ta tërheq edhe pikën e saj të propozuar për sot e që ishte votimi i një pakoje të re me anë të së cilave do të ndihmoheshin bizneset kosovare.

Në këtë seancë kanë munguar deputetët dhe ministrat e VV’së, ku sipas shefit të tyre, Albin Kurtit, nuk ka nevojë të thirret një e tillë pasi që për Pakon vendos Qeveria e jo Kuvendi.