Lajmi i Fundit / Ndërron jetë pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp nga Qeveria deklaroi se ka ndëruar jetë 57 vjeçarja nga Kumanova e prekur nga virusi Covid-19.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjal për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha mes tjerash Filipçe.