Lajmi i fundit: Kërcënohet Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Por kjo pozitë që e ka Sadriu siç duket nuk po u pëlqen të gjithëve. Sadriu së fundmi është kanosur nga një koleg i tiji derisa ishte në vendin e punës.

Tutje sipas burimeve, kolegu i shkarkuar, kërkon sqarime nga burri i presidents Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.
Sipas burimeve, gjatë bisedës i dyshuari kishte kanosur ankuesin (Prindon Sadriun) duke i thënë se nuk interesohet nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes vete duke thënë se dikush për këtë çështje do të jep përgjegjësi.

Pas kësaj bisede, në orët e pasditës së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës.
Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.